A e dini se për çfarë mund te jene te dobishme lëvozhgat e vezëve?
09 qershor 2021
| 12:27
Sot do te flasim për lëvozhgat e vezëve të cilat pasi t’i konsumojmë vezet i hudhim. Këtë e bëjmë nga mosdija se çfarë të bëjmë me to.
Unë i mbledh pastaj i thaj në furrë në 200 gradë për 10 minuta dhe i shtyp. Pasi të ftohen, i mbaj në kavanoza.
Efekti i tyre më i mirë ndodh kur spërkaten dhe të shpërndahen në bazën e bimëve si specat dhe domatet, afër rrënjëve për të parandaluar kalbjen e rrënjëve të këtyre bimëve apo edhe luleve qe keni në oborrin apo ballkonin e shtëpisë tuaj.
Lëvozhgat e vezëve janë të shkëlqyeshme edhe kundër dëmtuesve te ndryshëm.
Po ju a i ruani lëvozhgat e vezëve?
A i përdorni ato?