“A e fal tradhtinë?”/ Klea zbulon si do reagonte nëse do gjente Elgitin duke folur me një tjetër
05 shtator 2021
| 15:41
Moderatorja e njohur, Klea Huta, herë pas here komunikon me ndjekësit e saj në rrjete sociale dhe “qan hallet” bashkë me ta. Por nuk mungojnë as pyetjet e shumta nga ana e ndjekësve,
Së fundmi, një fanse është interesuar se çfarë do të bënte moderatorja nëse do të zbulonte se Elgiti e tradhton.
“A e fal tradhtinë Klea? Si do reagoje po të gjeje burrin duke folur me një femër tjetër?”, e ka pyetur dikush.
“Do ulesha dhe do flisja me të. Çelësi i gjithçkaje është komunikimi”, është përgjigjur Klea.