A e ka braktisur Labi përfundimisht AKR-në? Tregon vetë ai
06 shkurt 2019
| 00:21
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri, ka folur për kalimin e tij në grupin parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Tahiri ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se kalimi i tij në grupin parlamentar të partisë së kryeministrit Ramush Haradinaj nuk nënkupton se ai ka ndërruar parti.
Ai ka thënë se ende është pjesë e partisë së Behgjet Pacollit, por se i është bashkuar AAK-së në Kuvend në mënyrë që të mund të marrë pjesë në komisionet parlamentare.
“Jo, s’kam kaluar (në AAK)”, ka deklaruar Tahiri në T7. “Kur të kaloj, e bëj publike”, është shprehur ai.