“A e ki njet me fut në fllad najkon të PDK-së?”- kështu i përgjigjet Albulena Haxhiu një qytetari
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu duke se kohën e lirë e kalon në rrjetin social Instagram. Ajo së fundmi i është përgjigjur disa pyetjeve që i janë bërë nga ndjekësit, në llogarinë e saj.
Një ndjekësi i është drejtuar ministres me pyetjen “A e ki njet me fut naj kan pdk ne fllad”.
Kjo pyetje lë të nënkuptoj se a ka ndërmend ministrja Haxhiu të fut në burg ndonjë persona nga PDK-ja.
Në përgjigjen e saj ministrja ka thënë se kushdo që është përfshirë në veprime të paligjshme duket të marrë dënimin e merituar.
“Kompetent për këtë janë policia, prokuroria dhe gjykata. Kushdo që është përfshirë në veprime të paligjshme duket të marrë dënimin e merituar. Ministria e Drejtësisë është përgjegjëse për politika reformuese dhe për të cilat jemi duke punuar” është përgjigjur Haxhiu.