A e kishte parashikuar Bill Gates linë e majmunit?
Postime të shumta në Twitter kanë sugjeruar që themeluesi i Microsoft, Bill Gates, kishte parashikuar mundësinë e një shpërthimi të lisë përpara rasteve të regjistruara së fundmi të lisë së majmunëve në SHBA dhe Evropë.
Miliarderi ka folur për mundësinë e përdorimit të virusit të tipit të lisë si armë bioterroriste.
Gates ka qenë një nga objektivët kryesorë të teorive konspirative gjatë të gjithë pandemisë Covid-19, shpesh i portretizuar si një arkitekt i krizës – edhe pse pa baza të forta.
Në maj 2022, postime të shumta në mediat sociale raportuan se Bill Gates kishte paralajmëruar për ardhjen e një sulmi të lisë, njësoj sic kishte bërë me paralajmërimet e tij për një pandemi, para shpërthimit të COVID-19.
Gates, i cili është njeriu i katërt më i pasur në botë, është shprehur prej kohësh se ‘dhjetëra miliarda’ dollarë duhet të shpenzohen në drejtim të studimeve dhe investimeve në mënyrë që të përgatitemi për pandeminë e ardhshme.
Themeluesi i Microsoft ka paralajmëruar sulme bio-terroriste dhe i ka bërë thirrje udhëheqësve globalë të përdorin eksperimente dhe ‘lojëra me mikrobe’ në mënyrë që të përgatiten për atë që mund të vij.
Gates ka thënë se qeveritë duhet të përgatiten për pandemitë e ardhshme si dhe sulmet terroriste me viruse duke investuar miliarda dollarë në këtë fushë.
Gjatë një interviste me drejtuesin e Komitetit të Shëndetësisë në Angli, Jeremy Hunt, Gates sugjerojë se ‘lojërat me mikrobe’ mund të përdoren në këtë rast për të praktikuar kundërpërgjigjen në rast se përballemi me të tilla sulme.
Ai gjithashtu bëri thirrje për ngritjen e një task-force të Organizatës Botërore të Shëndetësisë me vlerë një miliardë dollarëshe.
‘Duhet të pyesim veten OK, po sikur një BIO-terrorist të sjellë linë në 10 aeroporte të ndryshme? Më kuptoni, si do të reagonim ndaj kësaj?
Gjenden epidemi shumë më të këqija se ajo që kaluam gjatë vitit të shkuar, ndaj progresi që mund të bëjmë në shkencat mjekësore mund të na japë mjetet e duhura që e përmirësojnë situatën tonë në mënyrë dramatikë” – tha Gates.
“Po shpresoj te shkruaj një libër në 5 vitet e ardhshme, të titulluar, ‘Ne JEMI gati për pandeminë e ardhshme’ por kjo do të kërkojë dhjetëra miliarda dollarë – SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar do të jenë medoemos pjesë e kësaj,” – deklaroi Gates.
Ky është edhe paralajmërimi i Gates rreth ‘lisë’ i cili po bën xhiron e rrjetit kohët e fundit, duke u kthyer në një tjetër teori konspirative të pavërtetueshme, që e lidhin themeluesin e Microsoft me pandemitë e gjithë të këqiat e botës!