A e konfirmoi gjyqtari i Speciales që Enver Sekiraqa ka dëshmuar në Hagë ndaj liderëve të UÇK-së?

31 tetor 2024 | 12:39

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka vazhduar dëshminë dëshmitari Nuredin Ibishi, i cili është pyetur për Enver Sekiraqën.

Ibishi ka pohuar se e njeh Enver Sekiraqen si një person problematik që prej viteve të ’90-a.

Ndërkohë, gjatë seancës, u la të kuptohet se Enver Sekiraqa kishte deklaruar se ka qenë i ndaluar gjatë periudhës që parashihet në aktakuzë.

Ibish është pyetur nga avokatja e Jakup Krasniqit, Shyamala Alagendrase se a e dinte që ka lajme se Enver Sekiraqa është arratisur në atë kohë kur ai ka qenë në seancë përgatitore me ZPS-në.

“Aq sa kam informacione para se të vijë këtu, ashtu është. Mendoj që është i arratisur”, ka thënë Ibishi.

Ndërkohë, avokatja Shyamala ka kërkuar që të pranohen në prova materiale tre artikuj që flisnin për Enver Sekiraqen, mirëpo gjyqtari Guenaël Mettraux ka bërë disa pyetje.

“Përpara se ta bëjmë këtë gjë, cili është synimi për këtë? A po na thoni ju që Enver Sekiraqa është një person i keq dhe nuk duhet të besojmë asgjë që ka thënë ai për parandalimin e tij, burgosjen e tij e të gjitha këto gjëra?”, ka pyetur Mettraux. /Nacionale

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi…