A e kopjoi Luana Vjollca modeluesen e njohur? (Foto)
27 tetor 2019
| 15:00
Luana Vjollca ka shkëlqyer në shfaqjen e saj të fundit tek programi argëtues “Shiko kush luan”.
Është shfaqur me një fustan pas trupit, ku pjesa e sipërme ishte e zezë me material lateksi e pjesa e poshtme ishte me trëndafila të kuq.
Moderatorja gjithmonë shfaqet ndryshe pas çdo programi.
Në fakt këtë ide Luana ia ka marrë “pak borxh” modelueses se famshme Kendall Jenner, e cila është shfaqur me fustanin në ndarjen e çmimeve “Emmy”, më 23 shtator.
Fustani i Kendall pjesën e poshtme e ka të gjatë, kurse Luana e ka më të shkurtër, por gjithsesi të dyja duken shumë bukur.
Moderatorja shqiptare është bazuar në një ndër modelet më të fundit në daljen e saj të mbrëmjes së djeshme./shqiptarja/