A e ndryshoi Banjska politikën e Vuçiqit? (video)
27 shtator 2024
| 15:19
Sulmi i para një viti në Banjskë të Kosovës ka ngjallur frikë për një konflikt më të gjerë, por nuk ndryshoi politikat e as taktikat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kanë thënë njohësit e çështjeve politike në këtë vend.
Derisa figurat kryesore nuk mbahen përgjegjëse, perspektiva e ndryshimit të vërtetë duket e largët, sipas tyre.