A e shkeli Zotëria i parë ligjin duke e veshur uniformën e FSK-së, flet ish-ushtaraku
Ish-ushtaraku, Hisen Berisha ka komentuar prezencën e Prindon Sadriut, bashkëshortit të presidentes Vjosa Osmani, me veshje ushtarake gjatë monitorimit të FSK-së, në operacionin “Defender Europe 2021”, nga zyrtarët e lartë të shtetit. Ai tha se nëse ai nuk ka pasur ftesë që të jetë pjesë e këtij operacioni, pasi i përket rezervës së FSK-së, Sadriu ka bërë një shkelje flagrante.
“Nëse është angazhuar rezerva atëherë prezenca e z.Sadriu është në rregull. Të jetë prezent në ceremoninë ku janë prezent liderët nëse nuk ka qenë i angazhuar, atëherë është shkelje. Nëse ka qenë prezent rezerva dhe ka pasur leje nga komandanti që të jap shfaqje, kur ka qenë presidentja aty atëherë është tjetër gjë”, ka thënë Berisha në T7
Sipas tij në rast se ai nuk ka pasur ftesë për të qenë pjesë e operacionit, në kuadër të rezervës së FSK-së, atëherë ka pasur shkelje.
“Nëse nuk ka ndodhur kjo atëherë është shkelje flagrante kur e shohim se ka pasur edhe një aksion shumë-kombesh. Prezenca e tij në uniform e aq më tepër në atë strukturë atëherë ka përbë shkelje. Detajet e kësaj nuk e di, nëse nuk ka pasur ndonjë leje të veçantë nga komandat atëherë mund të ketë qenë prezent, por bazuar në rregulloren ka qenë shkelje”, ka thënë Berisha.
Berisha ka folur edhe për rastet kur angazhohet rezerva e FSK-së dhe se çfarë ndodh me ta në rastin kur janë të angazhuar edhe në një detyrë tjetër zyrtare.
“Jo komponenta rezervë angazhohet nëse planifikohet me operacion të FSK-së. Por komandanti mund të jap edhe leje të veçantë për një individë. Çdo pjesëtarë i rezervës së Forcës, i ka 30 ditë angazhim dhe në ditët kur urdhërohet angazhimi i tyre lënë punën e tyre dhe i përgjigjen angazhimit në Forcë. Ka rrethana kur në pamundësi që ta lërë punën e shërbimit civil, atëherë arsyetohet mungesa e tij. Z.Sadriu është pjesë e Forcës, dhe rezerva nuk ka qenë pjesë e këtij angazhimi”, deklaroi Berisha.