A është “Bomba” debutimi më i dobët i Capital T në “The Top List”?

01 nëntor 2018 | 11:25

Capital T është një ndër artistët me më shumë projekte muzikore në klasifikim. Reperi, i cili ka pasur një vit tepër aktiv duke prodhuar shumë muzikë të re, gjendet në “The Top List” me 7 projekte momentalisht.

Një prej këtyre këngëve është bërë pjesë e listës këtë javë dhe bëhet fjalë për prurjen e tij më të re muzikore, “Bomba”. Kjo këngë, në të cilën artisti ka preferuar të vijë “solo”, është publikuar vetëm një javë më parë dhe menjëherë është bërë pjesë e “The Top List”.

Nga një analizë e kryer për hyrjet e reja të artistit gjatë gjithë javëve është vënë re se “Bomba” nuk është debutimi i tij më i dobët pasi kënga që është renditur “më keq” në “The Top List” ka qenë “Across the world”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Capital T është një ndër artistët me më shumë projekte…