A është i definuar politikisht qytetari?
Shkruan: Altin N. Ademi
Qytetari e ushtron politikën në mënyra të ndryshme. Prej debatit me bashkëqytetarë të tjerë, tek ballafaqimi i pikëpamjeve dhe alternativave në të cilat ai beson dhe përfundimisht përmes votës. Vota e tij përcakton pushtetin që do ta zhvillojë politikën publike brenda një mandati.
Pushteti nga perspektiva e qytetarit nuk ështëqëllimi final. Ai ështëmë shumë një “produkt” që ndërtohet nga tre faza të procesit zgjedhor përkatësisht, përcaktimit, votimit dhe rezultatit.
Në fazën e përcaktimit të qytetarit, “pushteti”i ngjason një ideje të përgjithshme të gjërave të drejta dhe të nevojshme që duhet të realizohen për dobinë e tij. Në fazën e votimit, “pushteti”është manifestim i besimit për themelimin e asaj ideje. Ndërsa pas rezultatit zgjedhor,“pushteti”shndërrohet në projekt politik me fuqi konkrete.Prandaj, politika dhe pushteti politik për qytetarin ka të bëjë me ide, besim dhe projekte, të gjitha të lidhura me investimin në ata që kanëvullnet për pushtet, si forcë morale politike përmes së cilit pretendohet të ndryshohen realitetet shoqërore.
Kjo trajektore e duhur, nuk është gjithmonë e lehtë për t’u vënë në zbatim. Veçmas, kur “vullneti për pushtet”i atyre që janë në garë,nuk është produkt i ideve, besimit dhe projekteve, por produkt ekskluziv i ambicies politike.
Prandaj për të mirëmbajtur një republikë demokratike, gjithmonë ka rëndësi që qytetari të ketë një vetëdije dhe ndërgjegjësim politik për të bërë zgjidhjet e duhura, të cilat balancojnëdhe kontrollojnë forcat politike nga rrëshqitja e tyre në luftë për pushtet si qëllim final.
Për të bërë një balanc të tillë, qytetarit i duhet një ide politike pararendëse. Ideja politike nuk është e lindur por ajo përfitohet, qoftë nga njohuritë e qytetarit rreth sistemeve politike, koncepteve politike të së drejtës dhe të gabuarës, qëllimeve politike tëfrymave tëtë menduarit, si dhe rreth personaliteteve politike që janë në krye të ofertave përkatëse.
Por përveç kësaj mënyrë të të përfituarit të idesë politike përmes observimit dhe vetëdijes, qytetari e ndërton idenëkryesisht mbi përvojë konkrete. Mbi përvojën e vet me sistemin, me politikanët, me ballafaqimin e tij me shtetin dhe pushtetin. Madje është përvoja e tij, ajo që lë më së shumti ndikim dhe pothuajse ështëvendimtare në mënyrën e vlerësimit të pushtetit si dhe pushtetit që ai do ta vendosë në qeverisje.
Megjithatë, ndonëse ka ndikim vendimtar në përcaktim, përvoja përmbushë vetëm dimensionin e orientimit personal të individit si qytetar, duke u rreshtuar më së afërmi me atë që ai e ka nën kontroll, p.sh., lidhjen me një politikan apo subjekt. Nga lidhja politike mbi bazën e përvojës, individi si qytetar mund të dalë përfitues, por “qytetari” si entitet rrezikon të mbesë i pa përfaqësuar.
Prandaj, idetë politike që i paraprijnëlegjitimitetit të pushtetit që do të qeverisë, janë në esencë themeli më i rëndësishëm për mirëmbajtjen e rendit demokratik republikan, duke e sjellë në pah nevojën e madhe të qytetarëve për t’u përcaktuar për ide.
Idetë politike që në formë të strukturuar konvertohen në ideologji, variojnë në shumë rrafshe, që nga raporti i qytetarit me sovranitetin e deri tek qeverisja e përditshme. Prandaj definimi i ideve politike është parakusht për të nxjerrë “pushtetin” nga relacioni personal, drejt relacionit komunitar. Nga pushteti i njeriut mbi njeriun, në pushtetin e ideve që i bashkon njerëzit. Nga pushteti i privilegjit e fatit, tek pushteti i besimit dhe meritës.
Në Kosovë, definimi i ideve politike për të cilat qëndrojnë partitë politike përbën një nga deficitet më të mëdha të politikës si sferë dhe ky deficit është emërues i përbashkët i të gjitha subjekteve. Kjo mungesëidesh në rangun e atyre që manifestojnë “vullnet për pushtet” ka lënë mbrapa edhe socializimin e nevojshëm që i duhet qytetarit, në mënyrë që ky i fundit të kuptojë më qartë dhe të kontribuojë në ngritjen e ideve politike.
Prandaj, sot jo vetëm që partitë politike janë jashtëzakonisht të varfra në ide, por kjo varfëri e tyre ka ndikuar edhe në mos edukimin e nevojshëm politik të qytetarit. Nuk është aspak dilemë se qytetarët e Kosovës, politikisht përcaktohen për shkaqe rrethanore më shumë sesa për ide politike. Kjo mënyrë e të përcaktuarit, doemos se i përgjigjet rrethanave, por lë anash ngritjen e “civitas” si shtyllë pa të cilën nuk mund të zhvillohet mirëfilli njërepublikë.
Rrjedhimisht, për të dalë nga cikli i politikes si ambicie për pushtet, drejt politikës si mënyrë e drejtë e qeverisjes, edukimi dhe socializimi politik janë të domosdoshme. Mbi këtë bazë, jo vetëm që kandidatët dhe anëtarët e partive duhet të edukohen politikisht rreth ideve që përfaqësojnë, por ata duhet të jenë në gjendje të transmetojnë këto ide në një proces tëbashkë edukimit me masat që duan t’i përfaqësojnë.
Prandaj, të vetëdefinuarit politik është hapi i parë drejt përmbylljes së tranzicionit të gjatë që kemi kaluar tash e dy dekada. Dhe, të vetëdefinuarit politik, nuk është i pamundur. Veçse ai nuk mund të bëhet nga politikanë të “fatit” e “privilegjit”. Ai mund të ndërtohet nga politikanët që besojnë në idetë e tyre si përgjigje ndaj realitetit dhe që kanë shpjegime konkrete pse një mënyrë e caktuar e të menduarit, prodhon rezultate të duhura që i duhen edhe qytetarit.
Në shkrimin e radhës, do të listoj disa elemente themelore se si mund të duket njëqytetar që ka ide politike rreth “respublices”, e i cili ndihet i pa përfaqësuar nga ajo çfarë partitë politike në Kosovë ofrojnë.