A është kjo e ardhmja e maskave të fytyrës?
Historia fillon me Marc Benioff, shefi ekzekutiv i kompanisë ‘cloud computing’ Salesforce, ndërsa po shikonte ‘MTV Video Music Awards’ verën e kaluar.
Për të qenë specifik, ai po shikonte Will.i.am, reperin dhe anëtarin e Black Eyed Peas, që mbante veshur një maske gazi dhe një helmete për në hapësirë. Kështu që telefonoi Will.i.am dhe e pyeti se çfarë kishte në fytyrën e tij. Will.i.am tha se ishte një ide që e kishte prej kohësh.
William Adams, i njohur më mirë për emrin e tij artistik Will.i.am, po përdor krijimtarinë e tij për të ndihmuar në mbrojtjen e njerëzve nga virusi koronavirus dhe po e bën këtë me teknologjinë më të fundit.
Kështu lindi ajo që njihet si ‘Xupermask’, ‘maskë inteligjente’, që kushton 299 dollarë që përmban kufje të integruara AirPods të Apple, së bashku me një port karikimi dhe dritat LED në pjesën e përparme.
Mbulesa e fytyrës si fantastiko-shkencore përmban sistemin e filtrimit të Honeyëell-it HEPA të vendosur brenda një maske silikoni me pëlhurë rrjete, që vesh anët, të gjitha këto “qëndrojnë të relaksuara në fytyrë”.
“Ne po jetojmë në kohëra të fanta-shkencave. Pandemia e koronavirusit është drejtpërdrejt nga një film i vockël. Por ne kemi vendosur maska nga filmi i djeshëm. Kështu që doja të bëja një maskë për t’iu përshtatur epokës në të cilën jemi”, tha Will.i.am për The New York Times.
Maskat dalin në shitje nga sot, 8 prill, në SHBA.