A është kjo e ardhmja e restoranteve? Në Turqi vendosen “kupola” të plastikës
25 qershor 2020
| 11:25
Pandemia e Covid-19 ka bërë që miliarda njerëz në mbarë botën të mbyllen nëpër shtëpitë e tyre për ta luftuar përhapjen e këtij virusi.
Megjithatë, me kalimin e muajve dhe numrit të vogël të të infektuarve shtetet në mbarë botën kanë filluar ta aplikojnë lehtësimin e masave mbrojtëse.
Për t’u siguruar që klientët do të jenë të sigurt dhe nuk do të kenë nevojë të brengosen se mund të infektohen me Covid-19, një restorant në Turqi ka menduar një ide brilante për këtë.
Ata kanë dizajnuar dhe prodhuar disa kupola të plastikës brenda të cilave mund të ulen klientët.