A është kjo tradhtia siç po deklaroheni?!
Shkruan: Hisen Berisha
Po t’i referohemi marrëveshjeve që ka bërë kjo qeveri përmes “reformatimit të marrëveshjeve të arritura 2013/‘15 dhe dialogut për marrëveshjen politike ‘all in one’” për projektin politik të Lëvizjes Vetëvendosje – “Republika e tretë” si alternativa “më shumë se autonomi dhe më pak se pavarësi” dhe “Alternativa e re” për veriun si “Republikë Autonome Serbe”, vijmë në përfundim të paralajmërimit që ua kam bërë recidivisht në foltoren e Kuvendit të Kosovës, se po rrëshqasin në “tradhti!”.
“Çdo marrëveshje e cila cenon integritetin territorial dhe sovranitetin politik të vendi, është tradhti”, është një përkufizim kushtetues që frymon në të gjitha kushtetutat e botës, dhe në të gjitha format e regjimeve, qoftë monarki apo republika.
Të gjitha marrëveshjet që kjo qeveri ka bërë, prej asaj të energjisë, targave, për lëvizje të lirë, këto të viti 2023, plani franko-gjerman si “marrëveshje bazë” dhe aneksi për zbatim i Ohirit, të cilat u dakorduan t’i implementojnë me marrëveshjen e Bratislavës të 11 korrikut me të cilën po i krijohen kushtet për Republikën Srbska në veri.
Ketë tradhti ndaj interesave të shtetit të Kosovës tani më po e bëjnë të ditur nëpër media të huaja, që ta bëjnë më të pakapshme për qytetarët dhe popullin e thjeshtë tek i cili është vet shpëtimi i kombit.
Presidentja Osmani zhgënjimin e saj me marrëveshjen kumulative të Ohrit, që vet e kanë arritur dhe për tradhtinë politike që i bëhet vendit, shprehet se:
“Ne jemi absolutisht të zhgënjyer që njohja reciproke nuk përfshihet në mënyrë eksplicite në këtë marrëveshje”. Kryeministri Kurti në fund të sesionit pranveror deklaroi në foltoren e Kuvendit mbi tradhtinë interesave të vendit me ketë marrëveshje:
“Qeveria nuk pajtohet në parim me draftin statutin për veriun, e ekipit menaxhues, për shkak se ai draft imiton në përmbajtje dhe formë “Republikën Serbe” të Bosnjës dhe Hercegovinës”.
Më tej ai shtoi se:
“Unë këtë mund ta thellojë, dhe thellimi i tij nënkupton pajtueshmëri në parim. Por, pranon se: “ne nuk mund të shkruajmë tekste alternative – statut, ndërmjet të cilëve pastaj do të mund të gjendet një mesatare aritmetikore, pa u pajtuar njëherë në parim”, me statutin e grupit menaxhues të caktuar nga vet Qeveria e Kosovës.
Kurse zëvendëskryeministri dhe kryenegociatori i këtyre tradhtive – marrëveshjeve të dëmshme, Besnik Bislimi, për gazetën “ Danas” deklaron ndër të tjera, dëshminë e tradhtisë kur u përgjigj ndër të tjera në pyetjen e gazetës “Danas”; “Šta očekujete od novog jesenjeg dijaloga Beograda i Prištine”?/ Çfarë pritet nga dialogu i ri pranveror mes Beogradit dhe Prishtinës?
“Serbia ka pranuar tekstin e marrëveshjes themelore të 27 shkurtit, zbatimi i plotë i së cilës na çon në një situatë të re dhe më të qëndrueshme se sa tani”.
“Ne kuptojmë që nuk kemi njohje formale ende dhe kjo ka qenë një lëshim i madh i Kosovës”.
“Srbija je pristala na tekst Osnovnog Sporazuma, 27 februara, i njegova puna primena nas vodi u novu i stabilniju situaciju nego što je sada.
“Mi razumemo da formalno priznanje nije tu i ovo je bio veliki ustupak Kosova”.
Ketë marrëveshje tradhtie i konsiderojnë si “vendime të rëndësishme që mund t’i marrin udhëheqësit e guximshëm” dhe shpresojnë që “udhëheqësia e Serbisë të gjejë forcën për të zbatuar Marrëveshjen themelore të 27 shkurtit, në tërësi.
Po ashtu, kryenegociatori i tradhtisë deklaron se, “Kosova është e gatshme që nga fillimi dhe vazhdon të jetë gati të përmbushë pjesën e saj. Jemi të gatshëm po ashtu, “të rishqyrtojmë dhe të përmirësojmë strukturën institucionale për serbët në Kosovë brenda kufizimeve të kornizës së saj kushtetues”!
Ndaj, Albin a është e vërtetë çfarë po thotë Bislimi?