A është ky ambasadori i ri në Shqipëri, i emëruar nga Gërvalla?

13 gusht 2021 | 21:02

Idriz Zeqiraj pritet të jetë i ambasadori i ri i Kosovës në Shqipëri.

Sipas një postimi në ‘Facebook’, të njerëzve të afërt të Zeqirajt, shihen urimet për emërimin e tij në detyrën e ambasadorit të Kosovës në Shqipëri nga Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, përcjell Demokracia.com

Një vendim i tillë ende nuk është bërë zyrtare por që pritet së shpejti të konfirmohet se personi në fjalë do të përfaqësoj Kosovën në Shqipëri.

Qytetarët menjëherë e kanë uruar në mënyra të ndryshme, Zeqirajn në rrjetin social ‘Facebook’.

Njëri nga komentuesit, A.I e ka uruar për këtë vendim të Ministres që Zeqiraj të jetë ambasador në Shqipëri, ngase sipas tij Zeqiraj është figurë e ngritur kombëtare.

”Do të na mallkonte atëdheu nëse nuk do i afrohej kjo mundësi veprimtarit brilant kombëtarë dhe atdhetarë Profes, publicistit
Idriz Zeqirajt! Kryediplomates Z. Donika Gërvalla mirënjohje dhe respektë nga mërgata shqipëtare që dini tí vlersoni figurat kaq të ngritura kombëtare dhe atdhetare si Idriz Zeqiraj të emrohet për Ambasador të Kosovës në Republikën e Shqipërisë!”, ishte komenti i A.I.

Njëri nga komentet tjera është si ky:

”Respect për ministren dhe baces Idriz suksese”, komentoi H.Z

E pati urime të shumta që i erdhën Zeqirajt për emërimin si ambasador i Kosovës në Shqipëri.

Përveç këtij njoftimi se raportet e ministres Gërvalla janë të ngushta me Idriz Zeqirajn shihen edhe nga fotografit e shumta që posedojnë së bashku.

Kujtojmë se më 19 maj të këtij viti me propozim të ministres së Punëve të Jashtme Donika Gërvalla Schfarz, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shkarkuar 16 ambasadorë dhe konsuj të Kosovës anekënd botës.

Njëri ndër ta ishte edhe ambasadori i Shqipërisë, Nait Hasani i cili tashmë pritet të zëvendësohet nga Idriz Zeqiraj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbledhjen e radhës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, me…