A është mbyllur lufta për titull? Ancelotti jep versionin e tij
Real Madridi nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në derbin lokal ndaj Atletico Madridi.
Ky barazim e largon edhe më shumë Realin nga mbrojtja e titullit kampion, pasi tani diferenca është shtatë pikë me liderin Barcelonën që ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
Carlo Ancelotti nuk ka pranuar se kampionati është mbyllur sa i përket çështjes së titullit, por ka thënë se do të jetë shumë e vështirë.
“A u mbyll kampionati? Nuk është një lamtumirë, por mund të them me siguri se është shumë më e komplikuar se më parë. Gjithsesi, skuadrës i duhet të luftojë deri në fund dhe më pas të shohim. Më vjen mirë që golin e Alvaros, sezonin e ardhshëm do të jetë gjithnjë pranë skuadrës së parë pasi ka një kualitet që pak e kanë në moshën e tij. Do të flas me Raul dhe do ta menaxhojmë mirë sepse mund t’i duhet edhe të rinjve”, është shprehur Ancelotti.
Më pas, trajneri italian ka folur edhe për sulmuesin kryesor të “Los Blancos”, Karim Benzeman, duke thënë se ai është shumë i rëndësishëm.
“Ishte ndeshje e vështirë për Benzeman, na mungonte pak freski sa i takon aspektit psikologjik, duhej edhe të shkonim më shpejt në zonën e kundërshtarëve. Megjithatë, Benzema është i rëndësishëm dhe pas Botërorit ka shënuar shumë gola”, ka thënë Ancelotti.
Real Madridi pas 23 ndeshjeve zë vendin e dytë në La Liga me 52 pikë, shtatë më pak se lideri Barcelona që sot (e diel) luajnë si mike tek Almeria.