A është ndarë Wendy Williamsi?
31 mars 2019
| 13:09
Prezantuesja televizive Wendy Williams para disa dite ka mohuar akuzat se kishte probleme martesore.
Sipas “People”, të enjten ajo u fotografua nga paparacët teksa dilte nga studioja e punës në Nju Jork, dhe dukej që Williamsi nuk e pati në dorë unazën e martesës.
“People” më tej shkruan se kjo është një nga shenjat e para që tregon se Wendy mund të ndahet nga bashkëshorti Kevin Hunter.