A është shkarkuar drejtori i Policisë së Shqipërisë? Reagon kryeministria
05 tetor 2021
| 14:47
Endri Fuga, drejtor i komunikimit të kryeministrit Edi Rama, i kontaktuar nga “ABC”, ka deklaruar se drejtori i përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu nuk është shkarkuar nga detyra.
Deputeti demokrat Luan Baçi, në Komisionin për sigurinë kombëtare pyeti ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi nëse është shkarkuar nga detyra Veliu.
Çuçi me ironi ka thënë se përgjigjen do ta marrin kur të ishte koha e duhur dhe se Ardi Veliut nuk i ishte fikur ende “kandili”.
“Do e merrni vesh në kohën e duhur, kur t’i mbarojë kandili”, ka thënë ai.