A është vaksina Sputnik V diçka më shumë se një armë politike?
Vaksina Sputnik V e Rusisë ende nuk ka fituar miratimin rregullator të BE dhe ka të ngjarë të luajë pak rol në përhapjen e vaksinave, por ajo tashmë ka arritur atë që disa vëzhgues thonë se është një nga objektivat e saj, ndarja brenda vendeve anëtare.
“Sputnik V është bërë një mjet i fuqishëm për Rusinë”, tha Michal Baranoëski, një anëtar i Fondit Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara. “Është vendosur flamuri i saj në vaksinë dhe qëllimi politik i strategjisë së saj është të ndajë perëndimin”, shtohet më tej.
Prodhuesit e Sputnik thonë se është aprovuar në 61 vende dhe është eksportuar në 40. Por shumë udhëheqës të BE janë skeptikë për qëllimet e Rusisë që ka administruar më pak se 19 milion doza për popullsinë e saj prej 144 milion banorësh.
Mes shqetësimit evropian në rritje për sulmet e përsëritura kibernetike ruse kundër perëndimit, trajtimi i Kremlinit ndaj udhëheqësit të opozitës Alexei Navalny dhe përshkallëzimit të tensioneve në kufirin e Ukrainës, thonë se Moska po vendos Sputnik si një armë për ndikim gjeopolitik.