A është vaksinimi kusht për t’u pranuar në konvikte? Flasin nga Qendra e Studentëve

12 gusht 2021 | 23:51

Para fillimit të vitit të ri akademik, Ministria e Arsimit u ka kërkuar studentëve, që duan të banojnë në konvikte, që të vaksinohen.

Sipas Ministrisë së Arsimit, në konvikte do të pranohen vetëm studentët e vaksinuar.

“Ftojmë edhe studentët, sidomos ata që duan t’i shfrytëzojnë konviktet në Qendrën e Studentëve, që të vaksinohen para fillimit të vitit të ri akademik”.

Zyrtarë të Ministrisë, nëpërmjet një përgjigje me shkrim, nuk e kanë përjashtuar mundësinë që, nëse përkeqësohet situata me COVID-19, mund të merren masa të tjera.

Por një vendim të tillë ende nuk e kanë pranuar në Qendrën Studentore, e cila po bëhet gati për pranimin e studentëve.

“Në jemi në kontakt me MSH-në dhe MASHTIN, IKSHPK-në rreth vendimit se si do të veprojmë në vazhdim. I ftojmë studentët që të vaksinohen për të mirën e të gjithë shoqërisë. Ne ende nuk kemi ndonjë vendim përfundimtar se a do të lejohen studentet e pavaksinuar”, tha Shyhrete Abdullahu zyrtare për informim në QS në ATV.

Ajo thotë se nëse studentët vaksinohen, atëherë ka gjasa që 4000 studentë të vendosen në konvikte.

“Ende është në fuqi vendimi i kaluar për një student në dhomë, për shkak të gjendjes me COVID-19 që ishte por tash siç është përkëqsu gjendja nuk kemi vendim përfundimtar se a do të shkojmë edhe këtë vit apo do të rriten kapacitetet”, shtoi ajo.

Abdullahu tregoi se tashmë janë duke u bërë përgatitjet e fundit dhe disa intervenime në disa konvikte, para fillimit të vitit të ri akademik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rritjen e rasteve të reja me COVID-19 në vend…