A folën me njëri-tjetrin? Brad Pitt përballet me babain e Angelina Jolie në një…
Një nga ndarjet më të bujshme të showbiz-it ka qenë ajo mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt
Një nga ndarjet më të bujshme të showbiz-it ka qenë ajo mes Angelina Jolie dhe Brad Pitt. E duket se marrëdhënia e tyre nuk është përmirësuar aspak dhe se e vetmja gjë që i bashkon tani janë gjykatat dhe kujdestaria e fëmijëve.
Ndërkohë së fundmi, një publikim i “Marca” dhe “Daily Mail” shkruante se aktori i famshëm ishte në të njëjtin vend me babain, Jon Voight, dhe vëllain e ish-bashkëshortes së tij, por ata nuk patën asnjë kontakt.
Pitt ndodhej me partneren e tij, Ines de Ramon, në hapjen e Galerisë Gagosian në Beverly Hills. Teksa citon një dëshmitar okular, “Marca” shkruan se sa ‘e pakëndshme ishte për Brad të ishte në të njëjtin vend me familjen e aktores së famshme, veçanërisht pasi ishte një dhomë relativisht e vogël’.
“Shumë njerëz vunë re se sa e pakëndshme ishte që Brad ishte në të njëjtën dhomë me familjen e Angelina, dhe kjo nuk është një hapësirë e madhe”, ka thënë dëshmitari.
Ata u panë larg njëri-tjetrit gjatë pjesës më të madhe të ngjarjes, duke biseduar me të tjerët. Gjithçka tregon se ky takim e ka zënë në befasi Brad Pitt, pasi ndoshta nuk e dinte që aty do të gjente familjen e Jolie.