A gjallon libri, vetëm me dashtë librin?
NJË KAT I SHTËPISË – BIBLIOTEKË!
Pak biografi
Mustafë Xhemaili u lind më 19 shtator 1954, në Shkup.
Shkollën fillore e kreu në Komogllavë, ndërsa gjimnazin në Ferizaj. Mbaroi Letërsinë dhe Gjuhën Shqipe në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës.
Për shkak të veprimtarisë politike për çlirimin e Kosovës nga Serbia, i ndjekur nga policia, në fillim të vitit 1984, u detyrua ta lëshojë Kosovën dhe të strehohej në Zvicër, ku edhe sot jeton bashkë me gruan e tre fëmijët.
Nga viti 1976 e deri në fillim të vitit 1983 punoi gazetar në Televizionin e Prishtinës, ndërsa gjatë vitit 1983 gazetar në të përditshmen «Rilindja» të Prishtinës.
Një Vazhdimisht është marrë me gazetari dhe publicistikë.
Ka qenë publicist e kolumnist në shumë revista dhe gazeta që dilnin e dalin në Kosovë.
Veprimtari letrare politike dhe atdhetare
Gjatë viteve 1984-1991,ka punuar si redaktor e kryeredaktor i revistës së mirënjohur «Zëri i Kosovës», në Zvicër, ndërsa gjatë viteve 2000-2001, kryeredaktor i revistës «Ekskluzive» në Cyrih-Prishtinë-Tiranë.
Në vitin 1982 Shtëpia Botuese «Rilindja» në Prishtinë ia boton librin e parë me poezi «Netëve të verës».
Në vitin 1993 Shtëpia Botuese «Naim Frashëri» në Tiranë – librin me poezi «Fusha e plagosur».
Në vitin 2001 Shtëpia Botuese “Dukagjini” e Pejës ia boton librin me poezi “Sëmundjet e botës”.
Në vitin 2003, shtëpia botuese « Rozafa », në Prishtinë ia botoi librin poetik «Dorëshkrimi nga dheu». M. Xhemaili ka shkruar edhe poezi për fëmijë.
Librin e tij “Banon ëndrra në syrin tim”, e botoi « Zgjimi » në Ferizaj, në vitin 2001.
Në fillim të vitit 2004, iu botua libri poetik «Arkitektura e stinëve», në gjuhën gjermane, në bashkautorësi, brenda librit voluminoz «Kuarteti poetik», i përkthyer nga Ferdinand Laholli.
Përveç në disa antologji në gjuhën shqipe, poezitë e M. Xhemailit janë të përkthyera dhe të përfaqësuara në disa antologji dhe revista në gjuhët gjermane, italiane, rumune etj.
Model i disidentit politik, publicistik artistik dhe kulturor
Mustafë Xhemaili i përket brezit të tetëdhjetë e njëshit. Në Perëndim arriti nga Evropa në të cilën utopia komuniste po e përjetonte agoninë e thellë. Viti 1981, me periudhat e protestave ngërçe në Kosovë si dhe lëvizjet çlirimtare e historike që shpinin deri në fanatizëm, duke nxjerr edhe tanket nëpër rrugët e Prishtinës e të qyteteve tjera të Kosovës (bashkë me lëvizjet e Gdanjskit në Poloni), praktikisht arrihet kulmi i shkatërrimit të njërit prej miteve më të fuqishme të shekullit XX. Mustafë Xhemaili nga kjo përmbytje e kësaj anijeje doli me veprimtarinë e tij politike atdhetare dhe letrare, me muzat e tij poetike. Nga pozita e njërit prej poetëve më të talentuar të brezit, me fuqinë e vlerat artistike, mundi t’i mbijetojë vrazhdësitë politike dhe ideologjike të kohëve duke u mbështetur fort në idetë e shpallura kryengritëse dhe disidente. Nga ky pozicion i një apatriti, Mustafë Xhemaili ligjëron në mënyrën e tij, me mjetet e tija mbi modelet politike të kohërave, modelet publicistike dhe kulturore si dhe modelin e qartë artistik, brenda së cilës afron botën e tij, projekton e lufton për idenë që Atdheu i tij të bëhet një dhe i lirë.
Haqif MULLIQI: “Një model disidenti politik, publicistik, artistik dhe kulturor”, pjesë nga PARATHËNIA e botuar në librin “Publicistika kryengritëse (1980-2000”), botoi KOMBI, 2010, Prishtinë.
Një kat i shtëpisë – bibliotekë!
Në ditën kur e vizitova Mustafën në vendlindjen e tij, Komogllavë, veç sa mbaruam adetin e mikpritjes, të kafesë, i zotii shtëpisë u nis shkallëve, dhe, mbërritëm në katin e tretë të shtëpisë. Sipas rendit shtëpiak të mikpritjes shqiptare, mysafiri hyn i pari brenda në odë. Sikur rigat e shiut, që binin mbi trupin tonë, si çobanë, ca emocione me shkundulluan, në katën e tretë të shtëpisë, mora veten, bëra hapin e parë brenda. U ndala. Mora frymë thellë. Qafa ime nisi të sillte kokën time rreth e rreth një hapësire si një një top në fushën e gjelbër. Deti? Jo! Livadh? Jo! Pamjet që sytë e mi sillnin në kokën time, ishin të rralla, interesante. Hajde, shoq, boll ma! Eja në vete! Kthejllohu. E di, e di, ç’të gudulisë, të merr me vete pamja e kësaj hapësire, kati i tretë i shtëpisë sime.
Nisi profesionin e ciceronit në katin e tetë të shtëpisë, Mustafë Xhemali. Ai ecte para, unë prapa. Ai fliste, qetë, siç e ka adet, por, ku ta dija unë ç’det me valë tallazore shkundullonte bre brendapërbrenda vetes si tij. Këtu është abetarja ime! Këtu është kënga ime. Këtu është krenaria ime. Këtu është pasuria ime. Këtu është mësuesi im. Këtu është shkolla ime. Këtu është vendlindja ime. Edhe Atdheui m është këtu! Libri, Atdhe? Bëlbëzova, por Mustafa e mori vesh…Po, mik!
Unë them, libri është bukë! Libri diell! Libri jeta ime! Libri, fara e drithit, me emrin, dije! Libri Atdhe! Libri luftë! Libri dashuri! Libri liri! Libri asht i diturisë! Ushqimi, gëzimi, dashuria, në jetë, libri!
Libri djepi! Tambli i gjinjve të nanës! Libri dhurëtia e frymës së shpirtit, të gjallimit.
Boll ngula këmbë të më rrëfejë, sa libra ka kati i tretë i shtëpisë-bibliotekë? Heshtje. Mustafa nuk e di. PO kush e di, bre? Kati i tetë i shtëpisë e di!
Karvani prej dy poetësh, miqsh të devotshëm, nisi shëtinë nëpër hapësirën e katit të tretë, katër muret, nga dyshemeja e deri në tavan – spicë libra, mirë të sistemuar!
E punoi: R. Greiçevci