A i është kërkuar garanci Sllovenisë për ish-krerët e UÇK-së, kjo është përgjigja e Pahor
Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka nisur vizitën e tij në Kosovë, ku është pritur nga homologia Vjosa Osmani. Presidenti Pahor është pyetur rreth garancisë për ish-krerët e UÇK’së.
Presidenti Pahor në konferencën për media është pyetur rreth nëse shteti Slloven ka pranuar ndonjë kërkesë për të ofruar garanci për mbrojtjen në liri të ish presidentit Hashim Thaçi dhe të akuzuarve të tjerë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, që ndodhen në paraburgim në Hagë
“Nuk mund të them asgjë për këtë çështje”, është shprehur shkurtimisht Pahor.
Kjo vizitë e Pahor në Kosovë vjen në prag të zhvillimi t të samitit të Brdo – Brijunit, e ku do të takohen presidentët e vendeve të Ballkanit.
Takimi i udhëheqësve të Ballkanit do të zhvillohet me 17 maj në Slloveni në kuadër të samitit të Brdo – Brijunit, e ku të jetë takim në nivel të presidentëve e i pranishëm do të jetë edhe presidenti i Serbisë, Alesandër Vucic.
Pahor gjithashtu e ka komentuar edhe çështjen e dialogut Kosovë-Serbi duke thënë që “pushteti i ri në Kosovë duhet të jetë i gatshëm me tërë fuqinë që t’i jep dialogut një nxitje të re”.Gazeta Metro