A i ndalohet hyrja në SHBA partneres së Shkëlzenit, Armina Mevlanit?
Të mërkurën u bë i ditur lajmi se Departamenti Amerikan i Shtetit i ka ndaluar ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berishës dhe familjes së tij të ngushtë hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Në cilësinë e tij zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë në veçanti, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në shpenzimet e besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë.” – deklaroi Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken
Për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve antikorrupsion dhe masave të përgjegjësisë. Me këtë përcaktim, unë po rikonfirmoj nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset qeveritare dhe veprimet e zyrtarëve publikë shqiptarë” – vazhdon tutje reagimi zyrtar.
Nga ky vendim preket familja e ngushtë e Sali Berishës, gruaja e tij, Liri Berisha dhe dy fëmijëve, Argita dhe Shkëlzeni, teksa nuk figuron partnerja e Shkëlzenit, bloggerja Armina Mevlani e cila njihet për udhëtimet e shpeshta me Shkëlzenin.
Ajo mund të shkojë edhe më tutje në Amerikë por pa të dashurin.