A i privon nga e drejta e votimit pjesëtarët e pakicave, udhëzimi i KQZ-së

13 shtator 2019 | 11:09

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa pritet të shqyrtojë ankesën e Listës Serbe në lidhje me një udhëzim të lëshuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sipas të cilit, votim i vlefshëm në zgjedhjet e ardhshme të 6 tetorit, konsiderohet vetëm ai që realizohet përmes dokumenteve identifikuese të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në Kosovë, sidomos ata të Listës Serbe, jo vetëm që nuk e kanë mirëpritur, por edhe e kanë kundërshtuar këtë udhëzim, pasi që në zgjedhjet e kaluara është dëshmuar që një numër i konsiderueshëm i serbëve të Kosovës, sidomos ata që jetojnë në katër komunat veriore, posedojnë dokumente identifikuese, letërnjoftime, të Serbisë.

Lista Serbe, subjekt ky politik që në zgjedhjet e kaluara parlamentare dhe lokale ka fituar bindshëm në raport me partitë rivale nga komuniteti serb, e konsideron udhëzimin e KQZ-së si të paligjshëm.

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, i ka thënë agjencisë serbe “Tanjug” se “KQZ vazhdon ta fuqizojë zbatimin e këtij udhëzimi të paligjshëm, edhe pse paneli zgjedhor nuk ka marrë një vendim përfundimtar”.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link: https://www.evropaelire.org/a/zgjedhjet-votimi-kqz/30162255.html.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën shtatë civile u vranë dhe nëntë u plagosën…