A i shpëtoi kuleta Kurtit mbrëmë në tribunën VIP të stadiumit?
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje tashmë kryeministër i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë kohës sa kishte qenë në opozitë, pjesën e tribunave të rezervuar për “VIP” e kishte përshkruar si vend ku ndodhnin hajni, në përpjekjen e tij për të goditur klasën politike që udhëhiqte me shtetin.
Kurti në vitin 2019 kishte treguar një histori me një tifoz, i cili e kishte pyetur se pse s’je ulur tek pjesa e tribunave VIP, e Kurti i kishte thënë se ka dëgjuar që në atë pjesë mund të ta vjedhin kuletën.
“Mbrëmë ishte një tifoz, adhurues i Vetëvendosjes, në tribina në lindje, tha pse nuk shkove në tribina në perëndim ku janë VIP-at. Thash kam dëgju që aty mujn me ta vjedhë kuletën”, kishte deklaruar Kurti në vitin 2019.
Megjithatë s’është dashur shumë kohë dhe Kurtit i është dashur që të shijojë pjesën e rezervar për VIP-at në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kreu i Qeverisë mbrëmë nën shoqërinë e ambasadorit të Amerikës ka shikuar përballjen e Kosovës me Irlandën e Veriut, ndeshje të cilën Dardanët e kanë fituar me rezultat 3-2.
Një fitoreje të tillë Kurti i është gëzuar shumë. Në një video të publikuar në rrjete sociale, Kurti shihet se si bën brof në këmbë dhe hedh duart përpjetë kur shënon Kosova gol. /gazetaexpress/
The moment #Kosovo Prime Minister Albin Kurti sees his country scoring 1-0. Next to him the US ambassador #KosNir pic.twitter.com/M5D8dC4qcd
— Stefan in Kosovo (@StefanInKosovo) June 9, 2022