A ishte Albin Kurti në UÇK? Ja çfarë kishte deklaruar Sylejman Selimi (video)
Një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare (UÇK) ka rikthyer në vend debatin për kontributin e tij në këtë ushtri.
Ish-komandanti i UÇK-së në Dukagjin, Ramush Haradinaj, e ka kërcënuar shefin e qeverisë me protesta, derisa nga PSD-ja e kanë cilësuar Kurtin si një veteran të rrejshëm përmes një aksioni që kanë zhvilluar të enjten para Qeverisë së Kosovës.
Por çfarë kishte thënë ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi, rreth kontributit të Albin Kurtit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Në një intervistë për “ATV” kur ishte pyetur nëse Kurti ka qenë pjesë e ushtrisë, Selimi kishte thënë se normalisht që Kurti ishte pjesëtar i UÇK-së dhe kishte pohuar se ishin takuar disa herë gjatë luftës.
“Normal që Albin Kurti ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ne jemi takuar disa herë gjatë luftës me të. Nuk po me pëlqen debati që është duke ndodhur me figura të rëndësishme të UÇK-së”, kishte thënë Sylejman Selimi.