
A ishte meritë e presidentes Osmani furnizimi i policisë me armë të gjata nga Kroacia?
12 janar 2024
| 16:26
Këshilltarja e presidentes Vjosa Osmani, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se falë angazhimit të Osmanit është realizuar me sukses marrëveshja për furnizimin e Policisë së Kosovës me armë nga Kroacia.
Ajo ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të ketë lajme të mira për Kosovën.
“Marrëveshja e iniciuar nga presidentja e Republikës gjatë vizitës në Kroaci, sot u realizua me sukses. Faleminderit partnerëve kroatë për përgjigjen e menjëhershme ndaj kërkesës sonë dhe përkrahje e plotë për Policinë e Kosovës në misionin e saj të shenjtë. Do te kemi akoma lajme të mira”, ka shkruar Kadaj-Bujupi në “Facebook”.