A janë ndarë? Zbuloni si qëndron e vërteta mbi Al Pacinon dhe partneren e tij 53 vite më të re!
Pak javë më parë u përhap lajmi se Al Pacino dhe partnerja e tij 29-vjeçare, Noor Alfallah, i dhanë fund martesës së tyre
Pak javë më parë u përhap lajmi se Al Pacino dhe partnerja e tij 29-vjeçare, Noor Alfallah, i dhanë fund martesës së tyre për shkak të mosmarrëveshjeve.
Ky thashethem doli 3 muaj pasi lindjes së fëmijës së tyre të parë. Por mesa duket një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë.
Së fundmi, çifti ka hedhur poshtë të gjitha aludimet për ndarjen e tyre teksa u panë duke shijuar një vakt në Los Angeles në restorantin italian “Pace”.
Kjo vjen vetëm disa ditë pasi producentja 29-vjeçare u pa duke shijuar një drekë me Princin Alexander von Furstenberg, djalin e stilistes Diane von Furstenberg dhe Princit Egon von Furstenberg, duke krijuar kështu thashethemet për ndarjen e saj me aktorin e famshëm 83-vjeçar.
Kujtojmë se Al Pacino dhe Noor filluan të takoheshin në prill të 2022-isht dhe mirëpritën fëmijën e tyre të parë, Roman, në qershor të vitit 2023.
Nga ana tjetër, Pacino ka një vajzë 33-vjeçare, Julie Marie, me trajneren e aktrimit Jan Tarrant dhe binjakët 22-vjeçarë Anton dhe Olivia me aktoren Beverly D’Angelo.
Rikujtojmë se Alfallah, bëri një test që vërtetoi se aktori ishte vërtet babai i fëmijës së saj. Burime të afërta me aktorin thanë se ai ishte tronditur kur zbuloi se e dashura e tij 29-vjeçare ishte shtatzënë.