A janë të gatshëm ta negociojnë postin e kryeministrit me LDK-në, kjo është përgjigja e Konjufcës

08 prill 2025 | 13:03

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është pyetur nga gazetarët nëse LV është e gatshme të negociojë me LDK-në për postin e kryeministrit.

“Lëvizja Vetëvendosje është (e gatshme të diskutojë) deri në atë pikë, por jo edhe atë pikë”, ka thënë ai duke qeshur.

Në anën tjetër, ai nuk ka pranuar të deklarohet nëse janë të vërteta raportimet se ka marrëveshje që Fatmir Limaj të bëhet kryetar kuvendi e Konjufca kryetar i Prishtinës.

“Nuk e di ku po i merrni”, ka thënë ai pas takimit me përfaqësuesit e partive politike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tjetër garë zhgënjyese për Ferrari, që në Japoni u…