‘A je normal t’i?’, Shala i kërkon falje Osmanit në emër të LDK-së
Me “A je ti normal?!” i është drejtuar dikush prej deputetëve të LDK-së, kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, derisa ajo ka thënë se do t’i drejtohet Komisionit për Legjislacion për gjuhën e përdorur nga deputetët e Vetëvendosjes nga kryeministrit Avdullah Hoti.
LDK-ja e ka quajtur gjuhë joparlamentare shprehjen “Avdullah Koti” nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje për të cilët ky subjekt ka kërkuar nga Osmani t’i përjashtojë nga seanca.
Pas kësaj nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala i ka kërkuar falje Osmanit për shprehjen ndaj saj nga dikush prej LDK-së.
“Për gjërat që thuhet se që nuk regjistrohen s’ke pse i tërheq sepse nuk evidentohen. Njihen praktika kur janë thënë gjëra që nuk lidhen me çështjen. Edhe pse nuk është regjistruar ne e tërheqim atë dhe kërkojmë falje” ka thënë Shala.