“A jena gati Kosovë”, Zeneli rikthehet te dardanët pas 14 muajsh
31 gusht 2020
| 10:21
Kombëtarja e Kosovës në futboll do të grumbullohet sot në Prishtinë për dy ndeshjet e muajit shtator, ndaj Moldavisë dhe Greqisë, më 3 dhe 6 shtator në kuadër të Ligës së Kombeve.
E futbollisti dardan, Arbër Zeneli, do të rikthehet në fanellën e Kosovës pas 14 muajsh mungese si shkak i një lëndimit që kishte pësuar në përballjen që kosovarët kishin ndaj Malit të Zi në Podgoricë.
Pikërisht Zeneli me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ka bërë një pyetje për t’i nxitur tifozët e Kosovës para dueleve të shtatorit.
“A jena gati Kosovë”, ka shkruar ai.