A ka humbur besimi në institucione apo qytetarët janë jashtë mundësive t’i realizojnë të drejtat e tyre!

05 shkurt 2024 | 13:44

Reagim i KMDLNj-së për faturat e rrymës

Në fund të vitit 2023 ndaj qytetarëve të Kosovës vazhdoi shkelja e të drejtave të tyre përmes fryerjes enorme të faturave të energjisë elektrike, e që për fatin e keq pati një jehonë mediatike për një kohë shumë të shkurtë. KMDLNj, që nga pranimi i ankesave të para për fryerje përkatësisht plaçkitje të qytetarëve përmes fryerjes së faturave të energjisë, e që për fatin e keq nuk është as hera e parë dhe e as e vetmja që qyetarët detyrohen të paguajnë për energjinë të cilën nuk e kanë shpenzuar ka reaguar fuqishëm kundër këtyre shkeljeve dhe shkelësve duke i bërë thirrje dhe prokurorisë të nisë hetimet.
Për më keq, po këta qytetarë, përveç ankesave duke i shfrytëzuar edhe të gjitha rrjetet sociale përmes publikimit të faturave të energjisë asnjëherë nuk janë marrë seriozisht dhe ankesat e tyre nuk janë trajtuar fare. ZRrE, si autoritet rregullativ dhe ekzekutiv asnjëherë nuk ka qenë, dhe vazhdon të mos jetë në krah të qytetarëve për t’i përkrahuar ata në të drejtën e tyre dhe t’i mbrojnë nga keqbërësit e KES/CO / KEDS. Ende pa u kompensuar për vjedhjet e mëparshme për të cilën e ka vërtetuar dhe Gjykata Kushtetuese vjedhjet e KESCO vazhduan. Përderisa nuk ka një autoritet i cili mbikëqyr dhe dënon, në rast kur ka bazë për këtë, KESCO do të vazhdojë të godasë qytetarët e Kosovës me fryerje të vazhdueshme të faturave të energjisë elektrike.
Për këto shkelje nuk reaguan në masën e duhur as përfaqeësuesit e popullit, të cilët janë treguar gjithashtu injorues ndaj votuesve të tyre dhe qytetarëve në përgjithësi. Kurse, Qeveria e Kosovës për të larguar vëmendjen nga një problem real, plaçkitja e fatyrave të energjisë për qytetarët na servuan tema ende më të rëndësishme siç është siguria e vendit.
Qytetarët të gjendur në një situatë kur askund dhe askush nuk u doli në mbrojtje të të drejtave të tyre u gjenden dhe vazhdojnë të shpresojnë se ndoshta një ditë do të bëhet mirë. Një numër i qytetarëve të cilët janë ankuar në KMDLNj kanë pohuar se do të jetë fatura e fundit të cilën po e paguajnë në Kosovë, duke pohuar se ata po largohen nga Kosova për faktin se vendi i tyre nuk po i mbron ata dhe të drejtat që u takojnë atyre.
KMDLNj disa herë ka reaguar në kuptimin e sensibilizimit të çështjes dhe kthjellimin e institucioneve të cilat janë të thirrura me ligj që të mbrojnë qytetarët e Kosovës për shkeljet që u bëhen por si duket nuk kanë qenë në prioritet e tyre qytetari i vendit. Për të gjitha shkeljet përmes fryrjes së faturave të energjisë elektrike KMDLNj u ka bërë thirrje qytetarëve që përmes padive individuale të padisin ZRrE dhe KESCO për plaçkitje dhe shkelje të të drejtave të tyre.
Për të gjithë qytetarët është koha kur duhet të veprojnë dhe të ngrejnë zërin për të drejtat e tyre dhe të dalin në mbrojtje të të drejtave, sepse institucionet e kanë dëshmuar se janë të “zëna” me punë/probleme më madhore. Andaj, të mos çuditemi kur edhe në ditët, muajt e vitet në vazhdim rrugët po do të jenë të lira, nuk do të ketë kolona, nuk do të ketë numër të mjaftueshëm të nxënësve nëpër klasë e shkolla, nuk do të ketë mësues e mjekë, nuk do të ketë punëtorë të mjaftueshëm, nuk do të ketë rini, etj. sepse, për fatin e keq jetën të cilën donin ta bënin në Kosovë, në vendin e tyre nuk e patën mundësinë.
Qeveria e Kosovës doli me një informatë se më nuk do të paguaj rrymën për serbët e veriut për faktin se “Elektrosever”, kompania nga Serbia ka filluar të shpërndajë faturat qytetarëve që për 25 vite nuk i kanë paguar faturat e rrymës dhe të cilat i kanë paguar qytetarët shqiptarë dhe joserbë që ishte vërtetuar edhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. KMDLNj ka dyshime të bazuara se faturat e shpërndara nge “Elektroseveri” i Serbisë po paguhen andaj kërkon nga qeveria e Kosovës të dalë me shifra se sa përqind është paguar rryma pas faturimit. KMDLNj dyshon se plaçkitjet që po bëhen nga KES/CO, KEDS dhe ZRrE, me miratimin e plotë të qeverisë, edhe më tutje po përdoren për faturat e serbëve të veriut.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edon Zhegrova është padyshim një nga lojtarët më në formë…