
A ka Jashari marrëveshje me Vetëvendosjen në Skenderaj, tregon vetë
Kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, u është përgjigjur zërave se ka marrëveshje me LV-në për zgjedhjet e 17 tetorit. Në emisionin DPT te Fidani në T7, Jashari ka hedhur poshtë pretendimet e tilla.
“Para 4 vjetëve ka pas propaganda nga VV që jam i PDK-së sepse para 4 viteve PDK s’ka pasur kundërkandidat ndaj meje. Tash po flitet nga PDK-ja se Bekimi është i VV-ë”, thotë Jashari.
“Por nuk është veç VV-ja që s’ka qit kundërkandidat. Asnjë parti tjetër, as LDK-ja, as AAK-ja, as Nisma, as AKR-ja përps PDK-së. Kërkush s’ka vu kundërkandidat. Para katër vjetëve këto i kanë pasur, VV, LDK, AKR edhe kandidatët e vetë. PDK-ja s’ka pas dhe kanë thënë se ky (Bekim Jashari) është i PDK-së’, sqaroi Jashari.
Kryetari aktual i Skenderajt thotë se ai ka marrëveshje vetëm me qytetarët.
“Bekimi ka qenë, është dhe do të jetë deri në frymën e fundit vetëm me qytetarët. Për të mirën e qytetarit, me asnjë ngjyrë politike”, thotë ai.
“Asnjëherë ne si familje s’do të ngjyrosemi me ngjyra politike. Kjo është arsyeja pse unë kam dalë vetë”, theksoi Jashari.