A ka kryer marrëdhënie me Feron në ashensor? Roza Lati sqaron: E kam takuar…
Roza Lati njihet për karakterin e saj të drejtpërdrejtë dhe për pozat provokuese në rrjetet sociale. Së fundmi, moderatorja e njohur është “thumbuar” nga një ndjekës i saj, i cili sërish e ka pyetur nëse ka kryer marrëdhënie në ashensor me reperin, Fero.
Teksa Roza ka postuar një fotografi në “Instagram”, fansi ka vendosur që t’i bëjë Rozës një pyetje paksa të vjetër. Por sigurisht që Lati nuk ka nguruar që t’i kthejë përgjigje menjëherë.
Moderatoja e njohur nuk e pranoi një gjë të tillë, duke thënë se në një deklaratë që ajo e kishte dhënë se kishte kryer mardhënierrëdhënie në ashensor, ishte me të dashurin e saj, e sa për reperin kosovar, sipas saj është takuar vetëm tre herë.
“Jo. Unë në intervistë tregova një rast timin që kam guxuar në vend publik se s’më njihte njeri atëherë. Edhe kam qenë me të dashurin tim. Tash kam komplekse profesionale. Por sidoqoftë, unë edhe ‘plaç ishall’ të them ndonjë ditë, dhe të qëlloj kjo fjalë në tekstet e rrepistave, ju po një gozhdë so i bini.
Artistin Fero e kam takuar tre herë gjithsej në jetën time dhe e kam përcjell deri në recepsion kur kemi mbaruar xhirimet. Boll me këto injoranca. Na lini rehat”, ka shkruar Roza.