A ka llogaridhënie për lobistët dhe propagandistët e Kurtit?
Ish-deputetja e PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Besa Ismaili, ka thënë se lobistë dhe propagandistë të shumtë të Albin Kurtit në Bashkimin Evropian përgjatë këtyre viteve, kanë qenë shumë të suksesshëm në përhapjen e propagandës kundër kundërshtarëve politikë të Kurtit.
Ndër të tjera ajo është shprehur se Qeveria Kurti po përpiqet që fajin për dështim të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës të ia hedhin Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Grenellit, shkruan Lajmi.net.
“Por, ata nuk u treguan po aq të suksesshëm edhe për të lobuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Aktualisht, ata po përpiqen që fajin për dështim të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës të ia hedhin Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Grenellit! A ka llogaridhënie për këta lobistë dhe propagandistë?”, ka shkruar Ismaili në “Facebook”.