A ka pasur lidhje me Borën? Atdheu konfuzon fansat: Unë kam qenë me një vajzë që e ka emrin …

22 dhjetor 2021 | 11:42

Atdhe Xharavina foli mbremjen e sotme për raportin e tij me prezantuesen e njohur Bora Zemani, ku është aluduar gjatë se kanë pasur një lidhje.

Vetëm pak kohë më parë të gjithë u befasuan pasi Atdheu dhe Bora nuk ndiqeshin më në Instagram, një veprim ky që për shumë nënkuptonte se diçka kishte mes tyre. Por si e komenton Atdheu këtë situatë?

“Aq shumë u tensionua, aq shumë u bë stresuese, sa u prish edhe miqësia. Nuk ka hiç komunikim. E hoqa unë, jo që të qetësoheshin shqiptarët por kështu ndodhi. Atë zgjodha unë.” – tha Xharavina.

Pyetjes së Ermalit mbi lakimin e emrit të tij me Borën por edhe me të tjera vajza të njohura të showbizit shqiptar, Atdheu iu përgjigj kështu:

“S’e kuptoj pse unë jam përfshirë. Kishte ditëlindjen dhe për respekt i dërgova lulet. Njerëzit siç është ajo shprehja, shto ujë e shto miell.”

Ndonëse me këto fjalë duket se i sheshoi fjalët, Atdheu me natyrën e tij ngacmuese vijoj të konfuzojë me deklaratat e tij. Në pyetësorin mbi dashurinë që iu bë në emision ai tregoi se së fundmi kishte mbyllur një histori dashurie, nga e cila kishte dalë i lënduar me një vajzë nga Shqipëria.

Ermali vijon ta thumbojë duke i thënë se “ajo vajzë e ka emrin shqiptar?”. Atdheu përgjigjet po dhe një emër shumë të ftohtë. Gjithashtu ai zbuloi se bëhet fjalë për një vajzë që nuk e ndjek më në Instagram pasi e ka hequr.

Nga ana tjetër ai u shpreh në lidhje me trekëndëshin Donald-Bora-Beatrix: “Nuk i gëzohem ndarjes. Kam besuar te Donaldi-Bora por tani jam duke besuar te Donaldi-Trixa. Ju hap rruga thonë portalet, unë jam në terezinë time.”

Për të përfunduar intervistën, Atdheu nuk ngurroi se thumbuari sërish duke thënë se “pret të shkojë për pushime në një vend me bor”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka…