A ka pasur ngjyrime politike greva në arsim, tregon Limaj

01 shkurt 2019 | 23:35

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka thënë se greva e derisotme në arsim ka qenë e panevojshme dhe vetëm humbje kohe.

Ai në “Info Magazine” të “Klan Kosova” ka folur për fjalët se kjo grevë e organizuar nga SBASHK-u, ka qenë politike dhe e nxitur.

“Ajo që po shihet është se greva ka qenë humbje kohe. Qe tri javë kemi bërë ofertën, ka pasur takime dhe është humbur një kohë e panevojshme. Po lë të kuptohet se ka pasur ngjyrime politike”, ka deklaruar Limaj.

“Humbja tre javore është vështirë të kompensohet. Ajo që po më lodhë sot jo meritat por humbja prej trejavësh nuk ka ndryshuar, fare pak. Ndoshta dikush ka pasur ndonjë skenar që të dramatizojë deri në ditën e fundit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës, njëherësh nënkryetar i AAK-së, Pal Lekaj ka…