A ka Vetëvendosja ambicie panshqiptare?

23 janar 2024 | 14:16

“Lëvizja Vetëvendosje nuk është e regjistruar si subjekt në Maqedoninë e Veriut dhe nuk është duke kërkuar pushtet atje”, kanë thënë zyrtarë të kësaj partie për “Radion Evropa e Lirë”.

Megjithatë, kanë pranuar se partia, e cila udhëhiqet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkëpunon me parti të caktuara në Maqedoninë e Veriut dhe se anëtarë të saj, me shtetësi maqedonase, do të marrin pjesë në zgjedhjet e atjeshme parlamentare, që do të mbahen më 8 maj të këtij viti.

Angazhimi i përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje në garën zgjedhore të shtetit fqinj ngjalli disa reagime.

Njohësit e zhvillimeve politike në të dyja vendet thonë se veprimet e partisë që mban pushtetin në Kosovë, ka rrezik të shihen si përzierje në punët e brendshme të Maqedonisë së Veriut, ndërkohë që vetë Kurti siguroi se Vetëvendosja, si parti, nuk do të marrë pjesë në ato zgjedhje.

“Së pari, u përket qytetarëve këtu [në Maqedoninë e Veriut], u përket partive politike nëse do të kenë kandidat dhe kush do të jetë ai ose ajo. Lëvizja Vetëvendosje nuk është e regjistruar zyrtarisht në Maqedoninë e Veriut… Andaj, edhe ne, si Lëvizje Vetëvendosje, nuk marrim pjesë këtu”, ka thënë Kurti pas një konference për Ballkanin Perëndimor, që u mbajt në Shkup më 22 janar.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni: KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri malazez i Mbrojtjes, Dragan Krapoviq, ka thënë se Mali…