A kanë kryer marrëdhënie me Taika-n në shtëpinë e nënës, Rita Ora jep përgjigjen e papritur
Këngëtarja 33-vjeçare e muzikës pop Rita Ora bëri një paraqitje në podkastin e Jessiet dhe Lennie Waret të quajtur Table Manners, ku ata biseduan për të gjitha gjërat, nga ushqimi deri tek ajo që shkon në dhomën e gjumit.
Këngëtarja e “Hot Right Now” ndau se po qëndronte me mamanë Vera, sepse shtëpia e saj në Londrën perëndimore aktualisht po i nënshtrohet rinovimit dhe bashkëshorti i saj Taika Waititi po planifikonte t’i bashkohej për fundjavën, transmeton Indeksonline.
Por Rita shpjegoi se si ajo dhe Taika ishin nën të njëjtën çati me mamanë e saj dhe kishin kryer marrëdhënie për herë të parë, teksa theksoi se ndihej e turpëruar.
“Është si një krevat i vogël dopio dhe nuk e kam bërë kurrë më parë, e kam pasur burrin atje me prindërit e mi. Unë po flas për atë që lejohet? Nuk e di?”
Prezantuesja Jessie vuri në dukje se ata janë martuar përpara se Rita të përgjigjej: “E di, por gjithsesi është diçka si ajo që është (e lejuar)?”