A kanë mundësi të shërohen pacientët e vendosur në intubim? Flet mjeku Pipero
Në studion e emisionit “Open” të drejtuar nga Eni Vasili, ishte I ftuar mjeku i njohur Pëllumb Pipero. Mjeku, zbuloi se personat që dërgohen në intubim, e kanë shumë të vështirë që të mbijetojnë dhe për këtë i referohet situatës në vendin tonë, por edhe në vendet e huaja.
Tubi, thotë mjeku, ndihmon që të qetësojë mushkërinë, por kur pacienti i nënshtrohet tubit do të thotë që mushkëria është totalisht e dëmtuar thotë mjeku.
“Jo për fat të keq ne deri më tani nuk kemi asnjë rast, që personat që janë vendosur në tub, janë shëruar. Do të thosha që edhe në vendet e tjera të botës, të gjithë mjekët synojnë që të mos e çojnë pacientin tek tubi, sepse tubi ka shumë të panjohura. Tubi e ndihmon që të lejoj qetësinë mushkërisë për disa caste. Tubi është zgjedhje, është ekstreme, nuk duam ta shikojmë asnjë në tub. Por tubi do të thotë që mushkëria është e dëmtuar dhe ka shumë pak shpresa që pacientët të shërohen”, u shpreh mjeku.