‘A ke kërcënuar me kallashnikov?’, nervozohet keq burri i Albulena Haxhiut dhe Sami Kurteshi (video)

06 tetor 2023 | 15:58

Mbledhja e sotme e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) është zhvilluar me tone të larta dhe me shprehje pakënaqësish. Krejt kjo për shkak të vazhdimit të mandatit të kryeshefit të sekretariatit të KQZ-së edhe për një vit.

Ndërkohë gjatë pauzës së kësaj mbledhje gazetarja e “Insajderit”, Dijellza Preniqi e ka pyetur anëtarin e KQZ-së, Alban Krasniqin se a i kishte kërcënuar anëtarët e tjerë duke e përmendur edhe fjalën “kallashnikov”.

Krasniqi e ka mohuar një gjë të tillë teksa ka qenë i ashpër me gazetaren. Me tone të larta i është drejtuar edhe Sami Kurteshi.

“Insajderi” ditë më parë ka raportuar se Alban Krasniqi, i cili është edhe burri i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu,  në mbledhjen e 18 shtatorit të këtij viti ka shkaktuar skandal në këtë institucion. “Insajderi” ka parë edhe transkriptimin e kësaj mbledhje, ku disa anëtarë përmendin kërcënimin e tij, por të njëjtin e ka konfirmuar edhe një pjesëmarrës në këtë mbledhje. Ai ka thënë se Krasniqi ka përdorur edhe fjalën “kallashnikov” gjatë kërcënimit në mbledhjen ku është vendosur për fatin e kryeshefit të KQZ-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Mesi është kthyer në një bekim për Inter Miamin,…