A kërkoi Osmani nga Kurti pozitën e presidentit, përgjigjet Avdyli

29 dhjetor 2020 | 08:45

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka mohuar se Vjosa Osmani ka kërkuar nga Albin Kurti pozitën e presidentit për bashkëpunim me Vetëvendosjen.

Avdyli në “Pressing” të T7 tha se kjo nuk është e vërtetë dhe se Kurti e Osmani negociojnë për parime dhe për mënyrën e qeverisjes.

“Unë nuk i jam i kyçur në ato negociata, por garantoj që kjo nuk është e vërtetë. Negociatat e Osmanit dhe Kurtin mund të jenë vetëm për parime dhe për mënyrën e qeverisjes, e jo të natyrës unë të jap e ti merr”, tha Avdyli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia dhe zjarrfikësit u detyruan të intervenojnë për të larguar…