“A & M” jep 10 mijë euro për SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë
Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë vepron tash 18 vite duke u përkujdesur për mëse 1000 fëmijë të braktisur, fëmijë që kanë humbur kujdesin prindëror apo që janë në rrezik të humbjes së kujdesit prindëror si dhe përkrahë familjet në nevojë.
Përgjatë këtyre SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë ka mbështetur me qindra fëmijë pa përkujdesje prindërore dhe njëherësh ka punuar në parandalimin e humbjes së kujdesit prindëror për 1,000 fëmijë në rrezik të humbjes së kujdesit prindëror.
Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve përgjatë gjithë vitit ka organizuar aktivitete të ndryshme me qëllim të mbledhjes së fondeve për fëmijët pa përkujdesje prindërore dhe në rrezik të humbjes së kujdesit prindëror. Iniciativave për mbledhje të fondeve dhe përkrahjes së fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në rrezik të humbjes së kujdesit prindëror i janë bashkëngjitur edhe Kompania A&M duke u bërë partnerë kryesor i misionit të SOS Fshatrave të Fëmijëve për të siguruar që asnjë fëmijë të mos rritet i vetëm.
Duke pasur parasysh përgjegjësinë korporative sociale dhe përgjegjësinë e secilit në mbrojtjen dhe kujdesin e fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në rrezik të humbjes së kujdesit prindëror “A & M” ka nënshkruar marrëveshjen për të përkrahur SOS Fshatrat e Fëmijëve me 10,000 euro.
https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/2209832119337027/