A mos e kemi harruar rrjedhën e ngjarjeve?
Shkruan: Agron Hoti
– Në vitin 2000 vjen Putini në pushtet në Rusi si kundërpërgjigje ruse ndaj pavarësimit të Kosovës dhe ndaj uljes së ndikimit të Serbisë dhe vetë Rusisë në rajon të Ballkanit dhe Evropë. Synimi i Putinit: rikthimi rus në Evropë;
– Më 11 shtator 2001 sulmohet SHBA nga terrorizmi dhe 2 vite pas çlirimit të Kosovës SHBA fillon përqendrimin e saj në Lindje të Mesme pra në Azi që do të zgjasë 20 vite (2021-2021), ndërsa Rusia si kundërpërgjigje filloi përqendrimin e saj në Evropë për të fituar terren sa më shumë;
– Në shkurt 2002 Serbia dorëzon Raportin prej 484 faqesh për futjen e Kishës Ortodokse Deçanit si serbe në UNESCO;
– Më 12 mars 2003 vritet Gjingjiqi, Kryeministër i Serbisë dhe Serbia përfundimisht rikthehet tërësisht kah Rusia;
– Më 4 mars 2004 ultra-radikali serb Koshtunica bëhet Kryeministër i Serbisë dhe fillon fushatën agresive kundër Kosovës;
– Më 17 mars 2004 Kosova ndizet flakë nga trazirat. Çuditërisht përkrahës të këtyre trazirave ishin shumë nga politika aktuale e Kosovës. Gjatë këtyre trazirave ishin dëmtuar kishat ortodokse serbe, diçka që shqiptari kurrë s’e kishte pasur në traditën e tij e aq më tepër kur zyrtarisht jemi popull trekonfesional. Pyetja: pse u dëmtuam vetëm kishat serbe e jo p.sh. ato katolike apo xhamitë dhe teqetë?
– Në korrik 2004 Kisha Ortodokse e Deçanit futet zyrtarisht si trashëgimi serbe në UNESCO dhe do të ishte pikërisht dëmtimi i kishave ortodokse serbe ai që do t’i hapte rrugë përvetësimit të trashëgimisë ortodokse në Kosovë nga Serbia duke i futur kisha serbe në UNESCO, do të fillonte pastaj eksterritorialiteti i kishave serbe në Kosovë, decentralizimi i komunave me shumicë serbe dhe zajednica si e fundit që po na kërkohet nga bota ta bëjmë;
– Në tetor 2005 Raporti i Kai Aides në OKB kërkon me njëfar mënyrë kantonizimin e Kosovës;
– Më 17 shkurt 2008 pavarësohet Kosova;
– Në gusht 2008 Rusia sulmon Gjeorgjinë si kundërpërgjigje ndaj SHBA-së që kishte pavarësuar Kosovën;
– Në dhjetor 2009 Serbisë i hiqen vizat nga BE dhe pikërisht këtu edhe fillon faktorizimi i Serbisë që po mbështetej fuqishëm nga Rusia që po e fuste nën kontroll BE-në çdo vit e më shumë që pas ardhjes në pushtet të Putinit;
– Në prill 2012 Rusia hap në Nish të Serbisë Qendrën ‘Humanitare’ Ruso-Serbe dhe pikërisht këtu fillon mbështetja e madhe ruse për të sjellë në pushtet në Serbi njerëzit e Millosheviqit, sepse synimi i Rusisë ishte dhe vazhdon të jetë sfidimi i Perëndimit;
– Në maj 2012 nacionalisti Nikoliq bëhet President i Serbisë, pra vija e Millosheviqit;
– Në shtator 2012 Vuçiç merr drejtimin e partisë së Nikoliqit që asgjë s’dallonte nga Millosheviqi;
– Në tetor 2012 inaugurohet tubacioni e gazit rus drejt Gjermanisë (Nord Stream 1) duke anashkaluar Ukrainën, këtu fillon të rrezikohet siguria energjetike e BE-së për të cilën do të flisnin me shqetësim Presidentët Amerikanë Obama, Trump dhe Biden;
– Në qershor 2013 BE vendos hapjen e negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE;
– Në janar 2014 BE zyrtarisht i hap negociatat për anëtarësimin e Serbisë në BE;
– Më 17 mars 2014 Vuçiç fiton zgjedhjet në Serbi për t’u bërë Kryeministër;
– Më 18 mars 2014 Putini anekson Krimenë;
– Më 12 prill 2014 Putini sulmon Ukrainën Lindore si masë parandaluese kundër Marrëveshjes e Asociimit mes Ukrainës dhe BE-së që qe nënshkruar në qershor 2014;
– Më 23 prill 2014 Kuvendi i Kosovës miraton Gjykatën Speciale;
– Menjëherë në qershor 2014 mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë;
– Në shtator 2014 fillon bllokada institucionale nga humbësit e zgjedhjeve, prapa së cilës bllokadë po qëndronin shtete të fuqishme evropiane të detyruara nga rusët, nga ku varësia e BE-së po rritej gjithnjë e më shumë; Vetë futja e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës pas këtyre zgjedhjeve po e tregonte kursin që kishte marrë BE e detyruar nga rusët që ta faktorizonin Serbinë në Kosovë e rajon. Ishte Gjykata Kushtetuese si stabilizatore e demokracisë që e ndali këtë sulm brutal dhe antidemokratik ndaj zhvillimit të demokracisë në Kosovë;
– Megjithatë, nga 2015-2017 Kosova zhytet në kaos në prag të luftës qytetare dhe nga aty deri me sot degradon jeta politike në Kosovë. Çuditërisht shtete të fuqishme evropiane aq aq më pak BE asnjëherë nuk pe e kritikonin këtë minim të demokracisë së po ndodhte në Kosovë për këto 3 vite rresht;
– Në prill 2017 Vuçiç zgjedhet President i Serbisë;
– Në maj 2018 fillon ndërtimi i tubacionit të gazit rus drejt Gjermanisë (Nord Stream 2) duke anashkaluar Ukrainën, ky ishte hapi i dytë i madh i rrezikimit të sigurisë energjetike të BE-së, për çfarë po fliste Presidenti Trump dhe më vonë ai Biden;
– Në tetor 2019 humb zgjedhjet krahu „establishment“ në Kosovë, sepse fushata denigruese dhe poshtëruse që kishte filluar ndaj Krerëve të UÇK-së që nga Raporti i Dick Martyt në 2010 e deri në 2019 i dha frytet e saj, sa një pjesë e opinionit publik në Kosovë po i barazonin Krerët e UÇK-së me Millosheviqin, mjerisht kjo propagandë në thelb antishqiptare po vazhdon edhe sot;
– Në mars 2020 Kosova i thotë jo investitorit amerikan Counter Global për ndërtimin e termocentralit të ri;
– Në shtator 2020 Kosova nënshkruan Marrëveshje me Serbinë në Shtëpi të Bardhë (Marrëveshja e Uashingtonit);
– Në nëntor 2020 dërgohen krerët e UÇK-së në Hagë;
– Në dhjetor 2020 Gjykata Kushtetuese e rrëzon qeverinë Hoti;
– Në mars 2021 Shqipëria në frymën e Marrëveshjen e Uashingtonit (të shtatorit 2020) hap tregun për Gazin e Lëngshëm Amerikan dhe Hidrocentralin e Skavicës;
– Në prill 2021 menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri kishte zbarkuar NATO si preventivë për ndonjë destabilizim të mundshëm në Shqipëri, i cili do të çonte ujë në Rusi;
– Në gusht 2021 Kuvendi i Kosovës e refuzon Marrëveshjen e Uashingtonit të shtatorit 2020 mes Kosovës dhe Serbisë;
– Në shtator 2021 Kosova i thotë jo Gazit të Lëngshëm Amerikan;
– Në shtator 2021 Vuçiçi sjell ushtrinë në kufi me Kosovën;
– Në dhjetor 2021 Rusia fillon të nxisë konflikt në Bosnje e Hercegovinë;
– Në janar 2022 Rusia fillon ta kërcënojë hapur Ukrainën;
– Në shkurt 2022 Ministrja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Truss paralajmëron që Putini krahas Ukrainës synon të ndez konflikte në Ballkan Perëndimor;
– Në shkurt 2022 Rusia bën agresion në Ukrainë.