A mund ta zëvendësojë reciprociteti taksën doganore ndaj Serbisë?
Taksa doganore prej 100 për qind që Qeveria e Kosovës e ka vendosur për importet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, mund të zëvendësohet me reciprocitet të plotë ndaj Serbisë, thonë njohës të fushës së ekonomisë.
Vendosja e taksës 100 për qind nga Qeveria e Kosovës për këto dy shtete ka ngritur tanimë pakënaqësi të mëdha tek mekanizmat ndërkombëtarë, në veçanti tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat kanë thënë se kjo taksë nuk përkon me interesat amerikane, pasi që po pengon vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që si qëllim ka arritjen e një marrëveshjeje paqësore.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, në radhët e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë për “Radion Evropa e Lirë”, se ka mekanizma të ndryshëm që mund të zbatohen në raport me Serbinë, si masa sanksionuese për sjelljet që ky shtet i ka në vazhdimësi në raport më Kosovën.
Sipas saj, në mesin e këtyre masave është edhe reciprociteti.
“Nëse merren parasysh mekanizmat shtetëror dhe subjektiveti ndërkombëtarë, Serbia ka më shumë mundësi që t’i bëjë dëm Kosovës, ndërsa Kosova i ka më të kufizuara mundësitë që të sillet njësoj me Serbinë”.
“Por, ka hapësirë të mjaftueshme që ato masa të zbatohen dhe të vendosen në vazhdimësi si përgjigje e menjëhershme e sjelljes destruktive të Serbisë ndaj Kosovës, duke filluar nga masat tregtare që janë në fuqi, por që nuk e kanë të përcaktuar afatin ose nuk e kanë përcaktuar një objektiv tjetër, përveç njohjes deri tek masat tjera që kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë, me njohjen reciproke të dokumentacionit e kështu me radhë”, ka thënë Kusari- Lila.
Shkrimi i plotë në këtë link: https://www.evropaelire.org/a/a-mund-te-zevendesoje-reciprociteti-taksen-doganore/29791954.html.