A mund të arrihet marrëveshja LV-LDK sipas Kurtit
20 dhjetor 2019
| 12:20
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur sot për mundësinë e arritjes së marrëveshjes me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).
Ai në një deklaratë të shkurt për gazetarët ka thënë se një marrëveshje e tillë mund të arrihet.
“E di që interesimi juaj është shumë i madh. Marrëveshja është e mundshme dhe marrëveshja është e duhur sepse ajo i nevojitet qytetarëve. Kur t’i kemi rezultatet konkrete dhe kur ta kemi marrëveshjen që i bashkëngjitet harmonizimit programor do të mund të themi se çka mund të themi”, ka deklaruar Kurti.
Ai këtë deklaratë e dha sot para fillimit të tryezës së diskutimit me temën “Dialogu shoqëror: Gratë për zhvillim”.