A mund të ketë normalizim të marrëdhënieve pa zgjidhjen e problemeve?
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë pa i zgjidh problemet është një farsë në vetvete.
“Rrjedhimisht të gjitha palëve u hapet rruga të sabotojnë një “normalizim” pas zgjidhjen e problemeve. E zgjidhja e problemeve të mbetura në mes të Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht në mes të shqiptarëve dhe serbëve, fillon në Preshevë e përfundon në Leposaviq”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Murati ka thënë se vetëm duke trajtuar me seriozitet dhe metoda politike të dy çështjet themelore të këtyre marrëdhënieve – atë të pozitës së shqiptarëve në Kosovën Lindore dhe të serbëve në tri komunat veriore – dhe zgjidhjen e tyre me reciprocitet mund të flitet për normalizim të marrëdhënieve.