A mund të përdoren kamerat e vëzhgimit në mjediset e punës si provë në gjykatë për të të shkarkuar nga puna?!

01 korrik 2023 | 20:00

“Po”, ishte vendimi i prerë i Gjykatës Federale të Punës në Gjermani, nëse ke mashtruar për kohën e qëndrimit në punë!

Rasti i një punonjësi fonderie që mashtroi se kishte qëndruar në punë gjatë gjithë turnit, doli një vit më vonë pasi punëdhënësi vlerësoi videot e vëzhgimit brenda fonderisë.

Në një proces gjyqësor të hapur nga punëmarrësi që ishte pushuar nga puna sepse kishte mashtruar për orarin e qëndrimit në punë, gjykata vendosi se punëdhënësi mund ti përdorë si provë videot nga kamerat e vëzhgimit, për të faktuar mashtrimin. Sipas tyre në këtë rast nuk ka rëndësi nëse monitorimi shkel Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave.

Në rastin konkret punonjësi i fonderisë ishte ankuar për pushimin nga puna sepse ishte larguar para orarit të mbarimit të turnit, duke pretenduar se kjo nuk ishte e vërtetë. Për të vërtetuar të kundërtën punëdhënësi kishte hapur kamerat e vëzhgimit dhe nga vlerësimi i regjistrimeve u pa se punonjësi nuk kishte respektuar orarin.

Punonjësi shkoi në gjykatë për të kundërshtuar shkarkimi. Argumenti i tij ishte: Video incizimet nuk duhet të përdoren si provë sepse survejimi shkel Rregullores e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave.

Por gjyqtarët nuk e pranuar këtë argument. Sipas tyre “Mashtrimi për kohën e punës e tejkalon atë të mbrojtje së të dhënave.”

Sipas tyre video survejimet në mjediset e punës janë publike dhe jo të fshehura, siç mund të ishte p.sh. një video survejim i tualetit.

Prandaj nuk është ”një shkelje e rëndë e të drejtave themelore, veç kësaj këtu bëhet fjalë për shkelje të qëllimshme të kontratës së punës”, argumentuan gjyqtarët vendimin e tyre. Sipas tyre mashtrimi i kohës së punës peshon më shumë sesa shkelja e mbrojtjes së të dhënave. Burimi /Spiegel/Top Channel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kundërofensiva e Ukrainës kundër Rusisë do të jetë e vështirë…