A mund të shuhet Gjykata Speciale pas rikthimit të Trumpit president?
Së fundmi, po ushqehen shpresa që ky proces të përfundojë para kohe. Në fakt, po besohet se mund të ndodh që Gjykata speciale të mbyllet krejt. Ky probabilitet lidhet me një zhvillim të madh politik në Amerikë, ku president i ri i këtij shteti u bë Donald Trump.
Këshilltari i mëhershëm i tij për Ballkanin, Richard Grenell lobon shumë që gjykata të mbyllet, për shkak se aktakuza mbi bazën e të cilës ajo funksionon, e të cilën e ka ngritur ish prokurori Jack Smith, është e paqëndrueshme.
Ky i fundit ka ndjekur Trumpin në dy çështje penale, atë të tentim ruajtjes me dhunë të pushtetit në Amerikë, më 6 janar 2020 dhe marrjen e dokumenteve sekrete nga Shtëpia e bardhë dhe dërgimin e tyre në pronën private të ish presidentit, në Florida.
Grenell, i cili pati ndërtuar raporte të veçanta me ish-presidentin Hashim Thaçi, për të cilin ka thënë në jo pak raste se duhet liruar. Në fakt, njoftimi se do të ketë një akuzë nga Prokuroria Speciale ndaj liderit kosovar ishte bërë derisa ky po udhëtonte drejt Washingtonit për të finalizuar ujdi me Serbinë, të cilat ishin sponsoruar nga Trump e Grenell.
Por njohës të drejtësisë e avokatë kosovarë nuk presin mbyllje të Speciales, për arsye të ndryshme.
Videon e shkëputur nga episodi më të ri të dokumentarëve MAT në Klan Kosova, mund ta ndiqni përmes linkut të mëposhtëm: